Mantelbardhët protestojnë, kërkojnë vendime

    Autoritetet nuk e kanë përmbushur premtimin e dhënë për punonjësit shëndetësorë, të cilët janë punësuar me kontratë në vepër. Në vend që ata tashmë të punojnë në Klinika me vendim pune, ata dolën sot në protestë. Konkurset nuk janë publikuar deri më tani, për mbi 1 mijë mjekë, infermierë dhe teknikë do të vazhdojnë të punojnë pa kontrata, pa sigurime shëndetësore, pa kontribute pensionale dhe vetëm me paga minimale.

    “Ne presim që kjo të zgjidhet, kanë kohë deri të premten”. Nëse jo, ne si sindikatë kemi një ekip prej 50 avokatësh, ku të gjithë këta persona do të bëjnë padi për jetën e kaluar të punës që kanë pasur në këto institucione shëndetësore dhe ne thjesht do të kërkojmë drejtësi përmes gjykatës”, tha Bobi Bojçevski – Sindikata e të punësuarave shëndetësor.

    Sindikata kujton se në kohët e vështira për shëndetësinë, gjatë pandemisë, këta persona ishin në vijën e parë. Tashmë, siç shtojnë disa prej tyre, janë të detyruar të kërkojnë punë jashtë vendit ose në shëndetësi private.

    “Nuk kemi asnjë informacion se janë publikuar reklama. Kishte disa reklama, por për punë partiake. Njerëz krejtësisht të rinj që nuk kanë punuar fare këtu me kontratë pune, por janë pranuar në punë”, u shpreh Toma Stadarov – Fizioterapiste në Klinikën e Kardiokirurgjisë.

    “Si Konfederatë kemi kohë që kërkojmë dhe shpresoj që me qeverinë e re, sepse po flasim me të gjitha partitë politike, sepse këto kategori punëtorësh janë mësuar të japin ryshfet në të gjitha partitë politike dhe t’i mbajnë peng. Duhet të ndryshohet Ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe punonjësi mund të testohet gjashtë muaj në vit për të parë nëse dëshiron të jetë në vendin e punës”, tha një pastruese.

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva, tha se për 1117 të punësuarit në sistemin shëndetësor ka nis procedura e pëlqimeve për hapjen e konkurseve të punësimit me vendime.

    “Për disa institucione shëndetësore vetëm se janë marrë pëlqimet dhe duhet të fillojnë procedurat, edhe po të hymë në afatin e zgjedhjeve ato procedura nuk ndërpriten por vetëm pezullohen”, theksoi Maja Manoleva, Zëvendësministre e Shëndetësisë.

    Deri më tani vetëm në dy institucione shëndetësore kanë publikuar shpallje për transformimin e marrëdhënies së punës. Nga fundi i vitit të kaluar, autoritetet ekonomike njoftuan se ky problem me profesionistët e lirë do të zgjidhej përgjithmonë dhe premtuan punësim të përhershëm për mbi dy mijë punëtorë shëndetësorë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Arritja më e madhe e BDI-së është biznesi i kazinove”

    Lajmi i rradhës

    Geer: Gabova që isha në kabinetin e Grubit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë