“Arritja më e madhe e BDI-së është biznesi i kazinove”

    Pas miratimit të Ligjit për Lojërat e Fatit ka reaguar Lidhja Evropiane për Ndryshim. Sipas opozitës shqiptare sot u konfirmua se BDI është në panik të madh.

    “Frika nga përgjegjësia penale dhe politike për krimin e kryer i bën ata të përpiqen me dëshpërim të heqin etiketën se janë bërë parti e kazinove. Është ironike që Artan Grubi tenton ta paraqesë krimin e bizneseve të kazinove si triumf politik të BDI-së. Nuk ka turp më të madh për Ali Ahmetin kur hyrja e nëntokës mafioze serbe në Maqedoni përmes lojërave të fatit online falë kurbanit Përparim Bajrami, paraqitet si arritje kulminante politike. BDI ka prekur fundin, nga një parti që luftonte për të drejtat e popullit shqiptar u transformua në një shpërlarëse parash të pista”, reagon LEN.

    Sipas opozitës shqiptare populli e di se distanca prej 500 metrash nga institucionet arsimore është vetëm një hedhje hi syve për të fshehur dispozitat ligjore që duhet t’i mundësojnë Grubit të mbushë xhepat me para publike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: për president shqiptar në RMV, duhet mbështetje nga të gjitha grupet etnike

    Lajmi i rradhës

    Mantelbardhët protestojnë, kërkojnë vendime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë