Maqedoni, 1.100 persona shtesë do të përfshihen në Projektligjin e ri për Falimentim

    Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në një konferencë të përbashkët për shtyp, paraqitën Projektligjin e ri mbi Sigurinë materiale të të papunëve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

    Projektligji u miratua sot në një seancë të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

    Ky Projektligj rritet përfshirja e 1.100 falimentuesve të tjerë të cilët do të marrin mundësinë të marrin ndihmë mujore në vlerë prej 9.242 denarë, pra 34 përqind e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në vitin paraprak.

    Me ndryshimin e fundit, pothuajse 13 mijë persona do të marrin kompensim material deri në punësim ose pension.

    Siç deklaroi Kryeministri, Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar në angazhimin për të garantuar parimin e barazisë së qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre.

    Lajmi Paraprak

    Deri në vitin 2023, me rrugë rajonale do të lidhen Kërçova e Dibra me Shqipërinë, premtoi Zaevi

    Lajmi i rradhës

    Këta janë kandidatët e LSDM-së për kryetar komunash në zgjedhjet lokale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë