Maqedoni, në sektorin e teknologjisë informatike vijnë profesionistë nga India dhe Pakistani

    Në Maqedoninë e Veriut, kosovarët renditen në vendin e tretë në listën e punëtorëve të huaj që janë të pajisur me dokumente të rregullta pune. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit për vitin 2020, tregojnë se në vend me vite dominojnë punëtorët nga Turqia, ku para dy vitesh janë regjistruar 1429 punëtorë nga një ekonomi që ka investime të shumta në vend, andaj edhe tërheq fuqi punëtore që nuk mund të gjendet në tregun vendor të punës. Njëherësh po shënohet rritje e punëtorëve nga Turqia, ku për dallim prej vitit 2017 kur në vend ishin angazhuar 1037 punëtorë me shtetësi turke, tani kjo shifër është rritur për mbi 1000 punëtorë. Ulje të butë shënon nga viti 2017 në viti 2020, numri i punëtorëve nga Serbia që ka rëne nga 427 në 393 punëtorë. Përderisa zbritje në listë shënon Greqia që në vitin 2017 ka pasur të angazhuar 317 punëtorë. Rritje në renditje shënon Kosova nga 244 në 298 punëtorë dhe Shqipëria nga 196 në 282 punëtorë.

    Bile dy vite më parë po shënohet edhe trendi i ardhjes për punë në Maqedoni edhe na shtetet jashtë evropiane si India me 28 punëtorë, Filipinet me 27 punëtorë, Kina me 23 punëtorë, Tajlanda me 14 punëtorë, Siria me 14 punëtorë, etj.

    Gjithashtu të dhënat tregojnë se top dhjetëshin e listës së punëtorëve të huaj renditen edhe Greqia me 179 punëtorë, Bullgaria me 107 punëtorë, Gjermania me 62 punëtorë, Kroacia me 83 punëtorë, Ukraina me 64 punëtorë dhe Federata Ruse me 58 punëtorë. Fuqia e huaj punëtore e angazhuar në tregun e punës në vend përbëhet nga profile të ndryshme. Ato vijnë si menaxherë të firmave të huaja, të punësuar në hoteleri, sektorin e teknologjisë informatike, por edhe punëtorë të thjeshtë të profileve që nuk mund të gjenden për shembull në sektorin e ndërtimtarisë, bukëpjekës, futbolliste dhe sportistë të tjerë, profesorë universitar dhe të shkollave të mesme, mjekë specialist, etj.

    Në vitet e kaluara po shënohet edhe trendi i rritjes së numrit të tyre si rrjedhojë e investimeve të huaja, dhe lehtësimit të procedurave administrative. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se Maqedonia për shkak të boshllëkut në tregun e punës tashmë ka filluar të importojë fuqi punëtore nga jashtë. Duke shtuar se siç po shkojnë qytetarët tanë për të punuar në vendet e huaja, ashtu edhe shtetas të huaj vijnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut.

    “Tanët shkojnë në Gjermani, por edhe ne jemi tërheqës edhe për njerëzit nga vende të tjera, për shkak se pagat tek ne këtu janë më konkurruese nga vendet prej nga vijnë ata. Në ndërtimtari keni një numër serioz të qytetarëve turq, sepse pagat në atë sektor janë rreth 50 për qind më të larta se pagat në Turqi. Në sektorin e teknologjisë informatike keni të punësuar nga India dhe Pakistani”, thekson ai. Në ndërkohë, në vitin 2021 gati në tërësi janë plotësuar kuotat për punëtorët e huaj në vend ku nga 3250 leje pune të disponueshme janë lëshuar 3242 leje pune për punëtorët e huaj. Në përputhje me politikën e migracionit, kushtet dhe luhatjet e tregut të punës, Qeveria çdo vit vendos një kuotë të lejeve të punës përmes së vilës e kufizon numrin e të huajve në tregun e punës.

    Sipas ligjeve, kuota nuk mund të kalojë në vit 5 për qind të popullsisë së Republikës së Maqedonisë e cila është e punësuar ligjërisht, sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë. Por të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale tregojnë se shteti është detyruar të rrisë kuotën vitet e fundit, pasi nevoja për fuqi punëtore të huaj është në rritje, ku qeveria javën e kaluar edhe zyrtarisht e rriti kuotën në 5000 vende pune të huajt. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Nepsi gjatë shtatzanisë – Një mit apo realitet?

    Lajmi i rradhës

    Dibra mbushet me garazhe ilegale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë