Maqedoni, pacientët nevojë për transplantim të zemrës

    Një ditë para formimit të Qeverisë teknike, njëzet pacientët me mbështetje mekanike të zemrës, aq sa ka në vend, morën premtimin se Ministria e Shëndetësisë do të merret seriozisht me problemin e tyre. Në fakt, ata kanë nevojë për transplantim të zemrës. Krahas kësaj ata kërkojnë që t’u hiqet pjesëmarrja për mjekim si dhe të vihet në funksion avioni qeveritar. Deri atëherë, ata luftojnë për të marrë ilaçet që u takojnë.

    “Ne i kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë që të na japin ilaçet që na duhen, të cilat përdoren në të gjithë botën, siç është ilaçi Entresto kurse te ne përdoren ilaçet që janë 50 apo 60 vjeç dhe nuk janë ndërruar. Disa shkojnë jashtë shtetit për t’i blerë…”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Joleski gati katër vite jeton me mbështetje mekanike të zemrës. Bëhet fjalë për pompë të integruar që funksionon me bateri.

    “Me vendosjen e pompës, jemi të rrezikuar… ajo pompë është urë për transplantim që të mos jetë vonë”. Ka edhe pacientë më të rrezikuar me nga dy pompa, në barkushen e majtë dhe të djathtë. Kur je i lidhur gjatë gjithë kohës me ndonjë burim energjie, si energjia elektrike, bateritë, vetë fakti që mban 3 kilogramë me vete gjatë gjithë kohës, edhe kur fle, do të thotë se është e vështirë të jetosh”, shtoi Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemra e guximshme”.

    Alsat pyeti Ministrinë e Shëndetësisë nëse dhe kur do të zgjidhen kërkesat e këtyre qytetarëve, por nuk morëm përgjigje. Për shkak të vdekshmërisë, numri i pacientëve të tillë ndër vite në vend mbetet afërsisht i njëjtë. Aktualisht më i riu është 25 vjeç. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pasaportat, anulohen prenotimet nëpër agjenci

    Lajmi i rradhës

    Psikologët të shqetësuar se lojërat e fatiti po shndërrohen në varësi për të rinjtë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë