Maqedonia dhe Greqia nesër nënshkruajnë marrëveshje për gazin natyror

    Ministrat kompetentë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nesër në Athinë do të nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e interkoneksionit për gazin natyror në mes dy vendeve.

    Sot dhe nesër, kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në konferencën “Ekonomist” në Athinë dhe udhëheq delegacionin tonë, i cili përfshin ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë Kostas Skrekas, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen.

    Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke iu përgjigjur pyetjes nga korrespondentja e AIM në Athinë, tha se takim midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë të Veriut nuk ishte planifikuar në margjina të konferencës “Ekonomist”.

    Në lidhje me nënshkrimin, përsëriti se Athina mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal gjithashtu përmes marrëveshjeve bilaterale./MIA/

    Lajmi Paraprak

    DASH: Korrupsioni, problem serioz për bizneset në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Jepet leje ndërtimi për ndërtesën e parë nga tre 20-katëshet te “Holiday Inn” Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë