“Maqedonia do t’i hap dyert për refugjatët nga Ukraina”

    Maqedonia e Veriut nuk ka marrë vendim për dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë.

    Sipas ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ndihma e vetme për momentin është në armatim, por tha se nuk mund të bëjë publike se për çfarë pajisjesh konkretisht bëhet fjalë.

    “Bëhet fjalë për ndihmë ushtarake, përkatësisht pajisje ushtarake dhe armatim. Kjo bëhet në harmonizim me kërkesat e autoriteteve ukrainase. Kuptohet kërkesa e tyre ndaj nesh ishte e klasifikuar dhe vendimi jonë është ende i klasifikuar. Me donacionin e këtillë nuk zvogëlohet kapaciteti i ushtrisë tonë”, tha Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.

    Lidhur më një fluks të mundshëm të refugjatëve nga Ukraina, Petrovska tha se vendi do të hap dyert për ukrainasit, por se akoma nuk dihen lokacionet e sakta se ku do të mund të vendoseshin.

    “Fillimisht duhet ta dimë cilët qytetarë do të drejtohen në vendin tonë, por për çdo rast, ata kapacitete që janë në pronë të ministrisë e që janë shfrytëzuar në krizat e mëparshme të refugjatëve por edhe gjatë krizës me Covidin, tani janë në fazë të kontrollit se në çfarë gjendje janë dhe a mund të vendosen në funksion. Për kohë të shkurtër me siguri edhe Qeveria do të dalë me informatë se cilat kapacitete mund ti vendosim në dispozicion”, u shpreh Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.

    Pas agresionit rus në Ukrainë, qindra mijëra qytetarë të Ukrainës e lëshuan vendin e tyre duke kërkuar strehim fillimisht në Poloni, Moldavi, Hungari, Sllovaki e Rumani. Ndërsa disa qindra refugjat kanë arritur edhe në Serbi./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BFI: E dënojmë agresionin rus

    Lajmi i rradhës

    A mund të dërgohet Rusia në gjykatë për luftën në Ukrainë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë