Maqedonia e fundit në rajon, sa i përket rritjes ekonomike

    Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim parashikon rritjen më të vogël ekonomike nga të gjitha shtetet e rajonit. Me një rritje prej 2.7 për qind në vitin 2022, Maqedonia e Veriut si shtet renditet pas Kosovës që pritet të ketë rritje më të lartë ekonomike në Ballkan me 4 për qind, Malit të Zi me 3.7 për qind, Shqipërisë me 3 për qind, Serbisë me 3.3 për qind dhe Bosnje e Hercegovinës me 3 për qind.

    SPORTI PËR RRITJEN EKONOMIKE

    Këtë situatë e parashikon raporti i fundit i BERZH, si një nga kreditorët më të mëdhenj të vendit.

    Rritja ishte e moderuar në 2.4 për qind dhe 2.8 për qind në dy tremujorët e parë të këtij viti, pas një rikuperimi prej 4 për qind në vitin e kaluar. Këtë e kanë mbështetur investimet bruto, ndërsa konsumi familjar vazhdoi të ishte i fortë në tremujorin e dytë të vitit 2022, duke u rritur me 4 për qind në terma realë. Gjithashtu kjo rritje ekonomike u mbështet nga rritja e pagës minimale që nga muaji prill, si dhe me vazhdimin e rritjes së kredi marrjes. Janë rritur edhe eksportet e mallrave me gati 20 për qind në nivel vjetor në shtatë muajt e parë të vitit. Mirëpo importi i shpeshtuar i energjisë së shtrenjtë ka rritur në 27 për qind rritjen e përgjithshme të importeve në shtatë muajt e parë si dhe ka rritur deficitin në periudhën janar-korrik në afër 17 për qind në muajin gusht, të nxitur nga shtrenjtimet e ushqimeve dhe energjenseve. Banka Popullore ka shtrënguar politikën monetare për katër muaj radhazi nga 1.25 për qind në prill, në 2.5 për qind në korrik.

    MBYLLJA E KINËS

    Analizat marrin parasysh edhe mbylljen e popullatës por edhe bizneseve, në zona të caktuara në Kinë ku vetëm në mesin e muajit shtator, është vendosur karantinë për shkak të Kovid-it, ku njerëzit po ankohen për mungesë të ushqimit dhe nevojave themelore. Dhjetëra miliona njerëz në të paktën 30 rajone të Kinës janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Autoritetet po bëjnë përpjekje për të frenuar shpërthimet lokale përpara Kongresit të Partisë Komuniste, i cili zhvillohet në tetor. Politika e tolerancës zero ndaj Kovid-it ka vendosur masa të rrepta, të cilat përfshijnë vendosjen e karantinës edhe nëse ka vetëm pak raste. Nga ana tjetër, sipas vlerësimeve të BERZH, masat kundër pandemisë në Kinë në periudhën e kaluar do të ulin eksportin e Bashkimit Evropian, që mund të shkaktojë efekte edhe nga industrisë automobilistike të Maqedonisë që prodhon pjesë rezervë për gjigantët evropian të veturave në zonat e lira ekonomike në Shkup, Shtip dhe Manastir.

    KOSTOJA E ENERGJISË DËMTON BIZNESIN

    Analiza më tej thekson se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit të paguara nga ndërmarrjet drejtohen nga forcat e tregut që peshojnë mbi performancat e apo rezultatet e tyre, edhe pse ato janë të rregulluara për amvisëritë. Apo me fjalë të tjera theksohet fakti se biznesi paguan rrymë shumë më të shtrenjtë se familjarët. Përskaj rritjes prej në 2.7 për qind në vitin, 2022 për vitin 2023 parashikohet rritje edhe më e vogël prej 2.3 për qind , ku si rreziqe kryesore potencohen rritja e vazhdueshme e çmimeve, ato fiskale si borxhet, dhe dobësitë e sektorit të jashtëm ku një mbyllje e zgjatur në Kinë së bashku me parashikim për ngadalësimin e tregjeve eksportuese në BE-së, do të ndikonte mjaft në industrinë e automobilave në Maqedoninë e Veriut.

    KOHË SHQETËSUESE PËR RAJONET E BERZH

    Krye ekonomistja e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim Beata Javorçik, thotë se këto janë kohë shumë shqetësuese për rajonet e BERZH-it dhe për shumë ekonomi të përparuara. Ndërsa shkojmë drejt dimrit, kostoja ekonomike e luftës së Rusisë kundër Ukrainës po bëhet se vjen e më e qartë. Për çdo ditë që kalon. “Inflacioni ndoshta nuk ka arritur kulminacionin në rajonet e BERZH-it, pasi në shumë vende, rritja e kostove të prodhimit dhe çmimet e larta të gazit natyror akoma nuk janë reflektuar plotësisht në çmimet e konsumit”, shton ajo. Në raport më tej thuhet se projeksionet janë subjekt i rreziqeve të mëdha negative nëse armiqësitë përshkallëzohen ose nëse eksportet e gazit nga Rusia të kufizohet më tej. Për shembull, në një skenar ku furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë janë ndërprerë, rritja e PBB-së në rajonet e BERZH-it mund të jetë 1.3 pikë përqindjeje më e ulët në vitin 2023 sesa në skenarin bazë.

    ÇMIMI I GAZIT ËSHTË RRITUR

    Çmimi i gazit është rritur ndjeshëm pasi furnizimet me gaz nga Rusia në Evropë janë kufizuar , llogaritet me mbylljen e Rrjedhës Veriore 1 dhe ndërprerjet të transportit përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës. Që nga viti në fund të shkurtit 2022, çmimet e gazit në Evropë kanë qenë mesatarisht rreth 2.5 herë më shumë se niveli i vitit 2021 (në terma të rregulluar me inflacionin). Për shumë vende në rajonet e BERZH-it, çmimet më të larta të gazit nënkuptojnë rritje të importeve të gazit me fatura të barasvlefshme deri në 4-5 për qind të PBB-së, pasi ekonomitë janë shumë të varura nga gazi në totalin e furnizimeve me energji. Gazi përbën pjesën më të madhe të prodhimit të ngrohjes në rajonet e BERZH.

    Në disa ekonomi, gazi është gjithashtu një burim i rëndësishëm i prodhimit të energjisë elektrike. Bile edhe kur energjia elektrike nuk rrjedh drejtpërdrejt nga gazi, çmimet e energjisë elektrike dhe benzinës priren të lëvizin së bashku. Njëherësh në disa ekonomi, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor, Prodhimi i Brendshëm Bruto a mbetet shumë intensive në aspektin energjetik sipas standardeve ndërkombëtare. Apo thënë ndryshe, harxhohet shumë energji në ekonomi dhe prodhim. Gjithashtu Shpenzimet spirale në sektorët me gaz intensiv, si alumini, hekuri dhe çeliku, kimikatet dhe pjesët e sektorit të automjeteve, si dhe derdhjet përmes lidhjeve të zinxhirit të furnizimit me Gjermaninë do të peshojnë në rritjen ekonomike në Evropën Qendrore dhe Juglindore. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Njerëzit ikin nga Maqedonia e Veriut nga mungesa e perspektivës dhe për pagë më të mirë

    Lajmi i rradhës

    Mllefin ndaj shtrenjtimve, njerëzit e shprehin vetëm në rrjetet sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë