Maqedonia e Shqipëria, vende të sigurta për emigrantët

    Emigrantë / Foto Arkiv, 2021

    Në klasifikimin e ri vjetor të përditësuar për vendet e origjinës dhe transitit për emigrantët dhe refugjatët, nga Ministria e Migracionit dhe Azilit në Greqi kanë deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria akoma mbeten në listën e tretë të vendeve të sigurta për personat të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, dhe të cilët nga kufijtë e këtyre dy shteteve kanë hyrë ilegalisht në territorin e Greqisë. Ky katalog përditësohet për çdo vit dhe përmban vende të sigurta të origjinës dhe vende të treta të sigurta, listë kjo në të cilën gjatë vitit të kaluar për herë të parë e përfshiu edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, diçka që ka vazhduar edhe tani me vendimin e përbashkët ministror i cili u nënshkrua nga ministri i Migracionit dhe Azilit të Greqisë Notis Mitarakis si dhe nga shefi alternativ i diplomacisë greke Militadis Varviciotis.

    Nga kjo ministri njoftuan se nga lista e vendeve të sigurta është hequr Ukraina për shkak të pushtimit rus, ndërsa me status të pandryshuar si vende të sigurta të origjinës mbetën: Gana, Senegali, Maroko, Algjeria, Tunizia, Gjeorgjia, India, Armenia, Pakistani, Bangladeshi, etj.

    Ajo që mbetet është edhe karakterizimi i Turqisë si një vend tretë i sigurt, për ata persona të cilët kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare, të cilët vend të origjinës e kanë Sirinë, Afganistanin, Pakistanin, Bangladeshin, dhe Somalinë. Si vende të treta të sigurta për personat që ilegalisht kanë hyrë në territorin grek dhe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare cilësohen edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, njoftojnë nga ministria kompetente.

    Ministri i kësaj ministrie Notis Mitarakis deklaroi se klasifikimi i vendeve, si vende të sigurta të origjinës dhe transitit është një detyrim themelor i vendit brenda kuadrit të legjislacionit evropian, si dhe mbështet zbatimin e një politike të rreptë por të drejtë migracioni. Nëpërmjet këtij detyrimi sigurohet edhe dhënia e azilit për ata persona të cilët kanë vërtet nevojë, dhe të cilët pastaj kanë edhe të drejtën për t’u martuar.

    Lajmi Paraprak

    Vetëm 18 institucione shtetërore në RMV janë të regjistruara në kadastër

    Lajmi i rradhës

    OKB-ja thotë se Ukraina po përjeton torturë kolosale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë