Në pikat e vaksinimit në të gjithë Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe ditën e djeshme, gjithsej janë vaksinuar 219.977 qytetarë, përcjell Nistori.
“Në vend gjithsej janë vaksinuar 219.977 qyetetarë, ndërsa 33.831 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 43% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 33% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës”, tha ministria.
Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër. /Nistori/