RMV | Organizimi i dasmave në mjedise të hapura do të varet nga rënia e numrit e të infektuarve me Covid-19

    Në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi lehtësim të masave shtesë dhe nëse ky trend i zvogëlimit të numrit të të sëmurëve vazhdon edhe në të ardhmen, është e mundur të organizohen dasma në ambiente të hapura me të gjitha protokollet shëndetësore, përcjell Nistori.

    “Nga presioni po lehtësohen edhe vendet përreth. Këto masa janë vendosur që të qëndrojnë deri më 1 qershor. Nëse ky trend do të vazhdojë, së bashku do të vendosim me Komisionin për Sëmundjet Infektive. Ne jemi duke e vëzhguar situatën nga afër dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Maskat do të vazhdojnë të përdoren edhe më tej dhe është e mundur që të ketë zbutje të masave, nëse ky trend vazhdon. Me këtë numër të sapo infektuarve, do të diskutohet nëse do të lejohen dasma sipas protokolleve në mjedise ​​të hapura”, tha ministri i shëndetësisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut | Deri tani janë vaksinuar 220 mijë qytetarë kundër virusit Covid-19

    Lajmi i rradhës

    KËSHILLA DHE KURIOZITETE PËR KUZHINËN

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë