“Maqedonia e Veriut duhet ta rrisë prodhimin bujqësor”

    Na pret një vit i vështirë me energjensë të shtrenjtë, dhe rritje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

    Konflikti ushtarak në Evropën Lindore do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë globale, thotë profesori universitar Zoran Ivanovski, në Magazinën Ekonomike.

    Ai theksoi se efektet negative do të ndjehen edhe në Maqedoni. Se sa goditje do të marrë ekonomia jonë varet nga kundërsanksionet, që Rusia do t’i vendosë përfundimisht Maqedonisë si kundërpërgjigje.

    “Sanksionet nuk do ta prekin vetëm Rusinë. Do ti prek edhe ata që i vendosin. Kjo do të thotë se të gjithë do të vuajnë pasojat e ndërprerjes së marrëdhënieve të biznesit me Rusinë”, tha Zoran Ivanovski profesor universitar.

    Ndërprerja e mundshme e marrëveshjeve të biznesit me Rusinë do të thotë se duhet të sigurohen tregje të reja për kompanitë tona, që eksportojnë mallra në këtë vend. Për momentin, biznesi është i rezervuar të parashikojë se sa do të rriten çmimet e ushqimeve në periudhën e ardhshme. Por kjo krizë, sipas kryetarit të Shoqatës së Odave Ekonomike, Trajan Angelovski, i cili ishte edhe pjesë e debatit, thotë se nëse si shtet veprojmë me mençuri mund të arrijmë rezultate pozitive. Sipas Angelovskit, ne duhet ta rrisim prodhimin bujqësor në atë që na nevojitet më së shumti.

    “Ne deklarohemi si vend bujqësor, kjo le të jetë një lloj stimulimi. Le të fokusohen institucionet kompetente që ta shfrytëzojnë këtë krizë për të zhvilluar një pjesë të bujqësisë sonë. Me vite kemi problem me çmimet, kemi problem me tepricat, të cilat nuk i plasojmë dot në mënyrë adekuate”, u shpreh Trajan Angelovski, Kryetar i LOE.

    Në nivel global Rusia në furnizimin me naftë në botë merr pjesë me 10%, ndërsa 40 për qind në prodhimin e gazit natyror, dhe me 30 për qind të prodhimit të drithërave. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inspektorati: Nuk kemi vërtetuar nëse ndonjë tregtar nuk e respekton vendimin për marzhën e kufizuar të produkteve elementare

    Lajmi i rradhës

    Auto-industria gjermane në pushim të detyruar, ndikim edhe në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë