Inspektorati: Nuk kemi vërtetuar nëse ndonjë tregtar nuk e respekton vendimin për marzhën e kufizuar të produkteve elementare

    Për asnjë tregtar nuk ka konfirmim zyrtar se qëllimisht ka tërhequr një pjesë të produkteve gjatë fundjavës, që më pas të njëjtat t’i kthejnë në rafte me çmim të ri, sipas vendimit për kufizimin e marzhës. Nga Inspektorati i tregut shprehen se kanë realizuar rreth njëqind kontrolle në terren dhe tani do të analizojnë nëse dikush ka manipuluar me produktet ditët e fundit.

    “Ishte perceptim që e kishim, nëse rastësisht tregtarët i kanë tërhequr rezervat nga raftet apo këtë e kanë bërë konsumatorët. Për një ditë ne s’mund ta bëjmë këtë konstatim, nga kontrollet e inspektoratit të tregut”, tha Aneta Simeska Dimoska- drejtore e Inspektoratit të tregut.

    Dje ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, konfirmoi se panik te qytetarët për blerjen e produkteve nuk ka, por se një pjesë e tregtarëve qëllimisht i kanë tërhequr rezervat.

    “Është vërtetuar se disa tregtarë vet i kanë tërhequr rezervat që sot sërish t’i kthejnë me çmime të reja. Kjo është plotësisht e vërtetuar nga institucione përkatëse dhe nuk do të lejojmë të ndodhë. Nuk është koha për mashtrime dhe spekulime kur është në kurriz të qytetarëve dhe të gjithë këta tregtarë do të sanksionohen sipas dispozitave dhe ligjeve të vendit tonë”, u shpreh Kreshnik Bekteshi- ministër i ekonomisë.

    Nga Inspektorati i tregut deri më tani nuk kanë vërtetuar nëse ndonjë tregtar nuk e respekton vendimin për marzhën e kufizuar të produkteve elementare. Në terren është konstatuar se çmimi i bukës është rritur prej 3 deri 5 denarë ndërsa nga tregtarët ka paralajmërime se çmimet e produkteve të tjera do të rriten. Nga Qeveria bënë thirrje që mos të bëhet panik, rezervat e mallrave janë përplot dhe për momentin nuk ka nevojë të vihen në përdorim. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Opozita vlerëson se përpjekja për shkarkimin e Zendelit paraqet shkelje të Rregullores

    Lajmi i rradhës

    “Maqedonia e Veriut duhet ta rrisë prodhimin bujqësor”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë