Maqedonia e Veriut është vendi i dytë më i ndotur në Europë. Sipas raportit të IQ Air, ajo u rendit në vendin e 34-të në botë për vitin 2025. Tetova dhe Strumica rezultojnë qytetet më të ndotura në vend, përcjell Nistori.
Maqedonia e Veriut renditet pas Bosnjës dhe Hercegovinës (BiH), e cila mban vendin e 27-të, dhe para Serbisë, e cila është në vendin e 38-të, me një mesatare prej 21.2 µg/m³, që nënkupton tejkalim të niveleve të sigurta nga tre deri në pesë herë.
Vetëm 14 për qind e qyteteve në nivel global përmbushin udhëzimet e OBSh-së për PM2.5. Vendet që i përmbushin këto standarde janë: Polinezia Franceze, Porto Riko, Ishujt e Virgjër të ShBA-së, Barbadosi, Kaledonia e Re, Islanda, Bermuda, Reunioni, Andorra, Australia, Grenada, Panamaja dhe Estonia.
Nivelet më të larta të PM2.5 janë regjistruar në Pakistan, Bangladesh, Taxhikistan, Çad dhe Kongo. Qyteti më i ndotur në botë është Loni, në Indi, ku përqendrimi i grimcave të rrezikshme është 22 herë më i lartë se udhëzimi i OBSh-së. Ndërsa qyteti më i pastër është Newtownabbey, në Afrikën e Jugut.






