Maqedonia e Veriut ndihmohet nga BE me 80 milionë euro

    Komisioni Evropian paralajmëroi sot se një pjesë e shumave të premtuara të ndihmës makroekonomike do të dërgohen sot në Maqedoninë e Veriut, si dhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Tunizi, njofton korrespondentja e AIM nga Brukseli, përcjell Nistori.

    Nga tre miliardë eurot për asistencë në makroekonomike për vendet fqinje të BE-së, Komisioni Evropian sot do të dërgojë 80 milionë euro në Maqedoni, 50 milionë për Kosovën, 30 për Malin e Zi si dhe 300 milionë për Tunisin.

    Për Maqedoninë e Veriut është donacion i dytë dhe i fundit nga 160 milionët e parapara.

    Komisioni Evropian po ashtu njoftoi se vendi i kishte përmbushur kushtet për lëshimin e transhës së fundit, i cili përfshinte përforcimin e qeverisjes fiskale dhe transparencën, luftimin e korrupsionit, përmirësimin e mbikëqyrjes së sektorit financiar si dhe klimën e biznesit dhe përballjen me papunësinë e të rinjve.

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Nuk ka presion nga BE-ja e as nga ShBA-ja për fillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Lajmi i rradhës

    Nga arti tradicional tek ai modernist

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë