Abdullah Osmani i ASH-së: Rezultati nuk është i kënaqshëm, do të reflektojmë

    Bartësi i listës së këshilltarëve nga Aleanca për Shqiptarët, Abdullah Osmani, në konferencë për shtyp ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Tetovë.

    Ai deklaroi se rezultati nuk është i kënaqshëm për ata si parti, duke shtuar se do të reflektojnë për rezultatin.

    “Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne. Kemi rezultat që nuk e prisnim. Këto zgjedhje u ballafaquam me pushtet absolut nga të gjitha partitë. Ishim partia e vetme opozitare. Kishim përballë luftën me kontratat, me punësimet, me kërcënime dhe shantazhe ndaj aktivistëve tanë. Blerja e votës gjithashtu nuk përjashtohet.

    “Ne si Aleancë për Shqiptarët do të ulemi dhe do të reflektojmë për këtë rezultat. Ju garantojmë se do të vazhdojmë t’i mbrojmë vlerat qytetare, evropiane dhe njerëzore. Falënderoj votuesit, edhe pse mendoj se nuk ka munguar asgjë që të përkrahet kjo listë e mrekullueshme”, tha Abdullah Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Ali Ahmeti: Për BDI-në me rëndësi janë proceset demokratike

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa shpall fitore: Kemi një mijë vota më shumë se BDI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë