Ali Ahmeti: Për BDI-në me rëndësi janë proceset demokratike

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë në konferencë për shtyp ku ka folur për zgjedhjet për këshilltarë në Komunën e Tetovës.

    Ai tha se për BDI-në me rëndësi janë proceset dhe investimi në standardet demokratike.

    “Për ne me rëndësi janë proceset, investimi në standardet demokratike që nga proceset zgjedhore deri tek instalimi i fortë i sundimit të ligjit dhe shtetit juridik. Urojmë që këshilli i ardhshëm, pavarësisht numrave të jetë funksional. Urojmë që mos shkojmë përsëri në zgjedhje”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Ndryshe, nga Lëvizja Besa kanë shpallur fitore në zgjedhjet e sotme.

    Lajmi Paraprak

    KShZ i publikon rezultatet e para të zgjedhjeve për Këshillin Komunal në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Abdullah Osmani i ASH-së: Rezultati nuk është i kënaqshëm, do të reflektojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë