Ahmeti pas takimit me “Grupin e zjarrit”: Nuk ka asgjë shqetësuese, kemi marrëdhënie normale ndërnjerëzore

    Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur para gazetarëve pas takimit që pati sot me “Grupin e zjarrit. Ai deklaroi se do të punojë në pajtimin e strukturave, sepse nuk dëshiron që siç tha “të shkatërrohet një thesar që doli nga shumë sakrifica”.

    “Pa bërë demagogji me popullin por edhe në vazhdimësi jam tepër konstruktiv dhe në kuadër të normalitetit, pakënaqësitë gjithmonë janë drejtuar tek mediat ose tek unë dhe të drejtosh një organizatë e lëvizje 20 vite nuk është e lehtë, ka marrëdhënie ndërnjerëzore nuk janë të mira por jo si tërësi, janë njerëz të caktuar por në tërësi BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve në RMV që nga Struga deri në Likovë”.

    “Sot kam folur për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe do rregullohen jam 20 vite që menaxhoj me njerëz, nuk ka ekzekutiv që nuk ka kaluar pa sulme e hidhërime, Musën e kam marrë në mbrojtje 20 vite, 4 vite kam qenë në mbrojtje të ekzekutivit sepse ka problematikat tjera, dega ka probleme tjera, komuna probleme tjera dhe natyrshëm lindin kontradiktat në mes institucioneve”, ka theksuar Ahmeti.

    Sipas tij, “nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, dhe se ai është ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqet të bashkoj shqiptarët e jo të shpërndaj BDI që nuk vjen parasysh dhe sigurisht që as nuk e bëjnë anëtarët e BDI”.

    “Përndryshe takimet kanë qenë vëllazërore dhe kam hapësirë dhe mbështetje që këto çështje të ulen edhe me ekzekutivin dhe kryetarët e degëve dhe të BDI që ato pakënaqësi që janë si keqkuptime e gabime të sheshohen dhe rregullohen. Përndryshe nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, unë jam ai ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqem të bashkoj shqiptarët e të shpërndaj BDI që nuk vjen parasysh dhe sigurisht që as nuk e bëjnë anëtarët e BDI”, tha Ahmeti.

    Ai më tej theksoi se “BDI ka qenë dhe mbetet faktor stabiliteti brenda dhe në rajon, e tërë situata në rrjedha është dhe unë kam shënuar problematikat dhe asgjë nuk është e paarritshme”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Masat e Qeverisë së RMV-së për krizën energjetike janë të pasigurta

    Lajmi i rradhës

    LSDM demanton: Nuk do të ketë ndryshime në postet ministrore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë