LSDM demanton: Nuk do të ketë ndryshime në postet ministrore

    Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka dalë me reagim në lidhje me informacionet se do të ketë ndryshime në Qeveri.

    Nga kjo parti i demantojnë këto informacione, duke thënë se nuk mendojnë për ndryshime në pozitat e ministrave, përcjell Nistori.

    “Nuk është e saktë se do të ketë ndryshime në Ministrinë për Punë të Brendshme, e as në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”, thonë nga LSDM.

    Ndryshe, ditëve të fundit në media kanë qarkulluar informacione se do të ketë ndryshime të posteve ministrore. Ndërsa theksojmë që ditë më parë Goran Milevski dha dorëheqje nga pozita e tij si ministër i Vetëqeverisjes Lokale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti pas takimit me “Grupin e zjarrit”: Nuk ka asgjë shqetësuese, kemi marrëdhënie normale ndërnjerëzore

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: Gjatë gjysmëvjetorit të parë do të jenë gati librat që mungojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë