Të pakënaqurit brenda BDI-së, sot kanë realizuar sërish takim me Ali Ahmetin, i cili i ka pranuar disa kërkesa të tyre. Ahmeti njoftoi se më 15 tetor do të mbahet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
I pyetur nga Nistori për deputetin Kastriot Rexhepi, gjegjësisht mosprezencën e tij në seancën për rrëzimin e Qeverisë, Ahmeti tha se “deputeti Rexhepi ka zgjedhur që të reshtohet pranë “forcave proevropiane”.
“Kastriot Rexhepi ka bërë një veprim me vetëdije të plotë. Është reshtuar pro forcave evropiane. E ka deklaruar vetë dhe ka bërë thirrje edhe për të tjerët ‘Europa21’ dhe vazhdon të tjetë pjesë e shumicës parlamentare”, tha Ahmeti.
Ndryshe, para dy ditëve Kastriot Rexhepi në rrjetet sociale postoi fotografi të përbashkët me anëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”. Ndërsa më vonë Izet Mexhiti konfirmoi se Kastriot Rexhepi do t’i bashkangjitet grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend./Nistori/