Angellov thotë se zjarret në të gjithë territorin e RMV-së janë nën kontroll

    Dejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov, u bën thirrje krerëve të komunave që gjatë një zjarri eventual të përdorin resurset lokale, më pas ato të komunave fqinje, dhe nëse edhe këto nuk janë të mjaftueshme, atëherë të kërkojnë ndihmë nga institucionet e tjera në nivel qendrore.

    Ai theksoi si vendi është i gatshëm të ballafaqohet me sukses nëse paraqitet një ose dy zjarre, por nëse paraqiten dhjetëra njëkohësisht atëherë mund të paraqitet problem.

    “Ne për momentin në dispozicion kemi dy helikopterë të armatës, një të policisë dhe një avion të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, të ashtuquajtur airtracktor. Me gjitha këto resurse nëse kemi një ose disa zjarre vlerësoj se mund ti menaxhojmë me sukses. Problemi mund të paraqitet atëherë kur do të kemi dhjetëra e ndoshta edhe më shumë zjarre njëkohësisht, prandaj përsëri apeloj ndaj të gjithë krerëve të komunave ta marrin seriozisht punën dhe me paraqitjen e zjarrit, të goditet me të gjitha forcat dhe të mos lejohet të ndizet më shumë”, tha Stojançe Angellov.

    Angellov sqaroi se çështja e zjarreve do të jetë temë diskutimi edhe në kuadër të takimit “Open Balkan” në Tiranë, bashkë me homologët e tij nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa theksoi se në rast se paraqitet nevoja, për ballafaqim me zjarret, vendi mund të mbështetet edhe tek ndihmat e NATO-së dhe BE-së.

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi pa kuorum, nuk miratohen ligjet!

    Lajmi i rradhës

    Qeveria nesër emëron drejtorin e ri të Hekurudhave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë