Kuvendi pa kuorum, nuk miratohen ligjet!

    Për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi sot filloi punën me një seancë tjetër e cila ishte hapur muaj më parë.  Edhe sot në Kuvend, shumica parlamentare nuk ishte e pranishme, e kuorumin nuk ia krijoi as opozita maqedonase.

     “Si arsyetim desha të them se me qëllim nuk u paraqitëm për fjalë që të mund të kalojnë këto 2 pika, megjithatë përmbushjen e kushteve për votimin e të njëjtave është detyrë e Qeverisë dhe e shumicës parlamentare. Siç shohim një kohë të gjatë të njëjtit nuk mund të mblidhen në Kuvend, që të mund t’i votojnë pikat që vetë i vendosin në rend dite”, tha Eli Panova, deputete e VMRO-DPMNE-së.

    Deputetes së VMRO-DPMNE-së, iu kundërpërgjigj kryparlamentari Talat Xhaferi. Theksoi se nuk është e rrugës që të vini në Kuvend, të nënshkruheni, të merrni shpenzimet e rrugës e mos të hyni në seancë.

     “Nëse flasim për kërcënime, shpresoj që regjia të ketë treguar se kush kërcënon këtu. Unë në nuk bie pre e këtyre kërcënimeve. Kërcënim është kjo, keni ardhur jeni nënshkruar që të merrni shpenzimet e rrugës dhe më flisni këtu për imazh të shtetit. Ky është kërcënim të vini, të nënshkruheni dhe të rrini nëpër korridore. Populli nuk ju ka zgjedhur që të rrini në korridore dhe në zyra”, deklaroi Talat Xhaferi, kryeparlamentar.

    Për koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi,  shumica parlamentare është stabile, bile shtoi se po punojnë edhe në sigurimin e shumicës për të votuar ndryshimet kushtetuese.

     “Nuk ka arsye që shumica parlamentare të mos jetë stabile.  Përkundrazi ne jemi të fokusuar që të arrijmë në një shumicë prej 2/3 të deputetëve në mënyrë që të rrumbullakojmë procesin euro integrues të cilin e kemi filluar dhe kthim mbrapa nuk ka. Me çka do të përmbledhim edhe një proces tejet të rëndësishëm për ne, për qytetarët dhe për vendin”, tha Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.

    Për të njëjtën seancë, të 79, Kuvendi nuk kishte kuorum, pas çka kryeparlamentari Talat Xhaferi thirri takim koordinatorësh ku tha se  nëse nuk sigurohet kuorumi në Kuvend, do të dorëzojë nismë për shpërbërjen e Kuvendit. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    “ZHAN MITREV” | 10 milionë euro në vit nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë

    Lajmi i rradhës

    Angellov thotë se zjarret në të gjithë territorin e RMV-së janë nën kontroll

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë