Arben Taravari zgjidhet ushtrues detyre kryetar i ASH-së

    Arben Taravari ka marrë drejtimin e partisë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa vetëm dy anëtarë të kryesisë votuan kundër propozimit.

    Pesë antëtarë kanë qenë të përmbajtur në votim, ndërsa shumica ka votuar që ai ta merr drejtimin e partisë.

    Mbledhja e Kuvendit qendror të partisë ende nuk ka përfunduar dhe për momentin po diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës.

    Ndryshe, më 21 gusht të këtij viti, Sela dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Tetovës, në të cilat Aleanca për Shqiptarët nuk fitoi asnjë mandat.

    Sela më pas bëri të ditur se nuk do të kandidojë më për kryetar partie pasi siç tha ai sipas statutit këtë të drejtë e ka vetëm dy herë.

    Sela u rizgjodh si personi i parë i ASH-së në Kongresin e mbajtur më 27 mars të këtij viti./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “RMV-ja do të merr energji elektrike nga Bullgaria, pasi qeveria nuk investoi me kohë në termocentralet vendore”

    Lajmi i rradhës

    Statistikat, pjesa më e rëndësishme e negociatave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë