Statistikat, pjesa më e rëndësishme e negociatave

    Enti Shtetëror i Statistikave është duke u përgatitur për transferimin e të dhënave në Sistemin Statistikor Evropian, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një prej kapitujve më të ndjeshëm të fillimit të negociatave port anëtarësim me Bashkimin Evropian, ka mbledhur në një takim skrining në Bruksel përfaqësues të Entit Shtetëror të Statistikave. Takimi me përfaqësuesit nga Maqedonia në selinë e Entit Statistikor të Bashkimit Evropian – Eurostat do t’i mundësojë Komisionit Evropian të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së vendit kandidat, të informohet për planet e tyre dhe të marrë udhëzime paraprake për çështjet që do të jenë më të rëndësishme në negociata.

    Kapitulli 18 – Statistikat është pjesë e grupit të parë të kapitujve, Vlerat Themelore. Aktivitetet në këtë kapitull i mundësojnë Sistemit Kombëtar Statistikor të përmbushë në mënyrë adekuate kërkesat e ligjit të BE-së në fushën e statistikave. Rregullat dhe politikat e BE-së në këtë fushë synojnë të ofrojnë të dhëna statistikore me cilësi të lartë në përputhje me rregulloret e BE-së dhe rekomandimet ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane dhe kryenegociatori me BE, Bojan Mariciq, në shqyrtimin shpjegues tha se të dhënat statistikore do të jenë pjesë e rëndësishme e procesit të negociatave, sepse do të duhet të tregojmë se si legjislacioni i harmonizuar zbatohet në praktikë.

    “Përfundimi i regjistrimit të vonuar prej kohësh ka qenë një nga kërkesat kryesore të Brukselit për Maqedoninë dhe është mirëpritur nga Komisioni Evropian, pas shpalljes së rezultateve Është në avantazhin tonë që nuk po e nisim nga e para, pasi tashmë kemi pasur një takim shpjegues në shkurt 2019, përpara miratimit të Metodologjisë së re të Zgjerimit. Kësaj si avantazh do t’i shtoja edhe faktin që pas më shumë se 25 vitesh ne kemi transpozuar legjislacionin përkatës statistikor në legjislacionin tonë kombëtar, duke punuar së bashku me Komisionin dhe Eurostatin”, theksoi Mariçiq. Në qershor të këtij viti ESHS kreu Regjistrimin pilot të Bujqësisë, ndërsa ai final do të realizohet në muajin tetor të vitit të ardhshëm.

    Zëvendëskryeministri dhe kryenegociator me Unionin, Mariçiq para fillimit të skriningut sqarues, së bashku me drejtorin Apostol Simovski dhe sekretaren shtetërore të SÇE-së, Abdiu-Halili, mbajtën takim me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Eurostatit, Galo Gije, ku u bisedua për gatishmërinë dhe aktivitetet të cilat i ndërmerr Enti shtetëror i statistikave, me qëllim që më lehtë t’iu përgjigjet sfidave të ardhshme me të cilat do të përballet, gjatë bartjes së së të dhënave në Sistemin statistikor evropian, në kuadër të procesit të inkuadrimit në Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

    Nga njoftimi i ESHS thuhet se delegacioni në Bruksel ka potencuar se ESHS po punon vazhdimisht për zbatimin e parimeve të Kodit të Praktikës së Statistikave Evropiane, duke kontrolluar periodikisht statusin e përputhshmërisë nëpërmjet vetëvlerësimit. Një arritje ESHS konsideron Programin e Kërkimeve Statistikore 2023-2027, për të forcuar sistemin statistikor në vend duke përfshirë më shumë institucione që mbajnë të dhënat përkatëse statistikore që supozohet se është në fazën përfundimtare. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Arben Taravari zgjidhet ushtrues detyre kryetar i ASH-së

    Lajmi i rradhës

    Energjia elektrike | Shkollat në vend i pret një dimër i vështirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë