Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, përcjell Nistori.

    Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

    “Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi hedh poshtë nismën e VMRO-DPMNE-së për referendum për shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e Maqedonisë: “Aq sa kemi në xhep, aq edhe do të hamë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë