Arsovska emëron drejtorët e rinj të ndërmarrjeve publike, publikohen emrat

    Qyteti i Shkupit përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë të ditur emrat e drejtorëve të rinj nëpër ndërmarrjet publike.

    Radmila Pesheva është emëruar në menaxhimin e NP “Lajka”, ndërsa Said Said është emëruar në krye të “Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Rrugicave”.

    Në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit në NP “Parkingjet” e Qytetit të Shkupit është emëruar Krste Petrevski, në NP “Parqet dhe gjelbërimet” është emëruar Zuhejr Rexhepi, ndërsa në NP “Drisla” është emëruar Aleksandar Kuzinakov.

    Në NP “Higjiena Komunale” do të vazhdoj të udhëheq Kosana Mazneva, në “N.Q.P” Aleksandar Stojkovski dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Marjan Mitevski.

    Nga Qyteti i Shkupit thonë se UD drejtorët e rinjë do të kenë detyrimin dhe përgjegjësinë që në 6 muajt e ardhshëm të zbatojnë reformat e nevojshme për konsolidimin e ndërmarrjeve publike në periudhën në vijim nga aspekti i përballjes me krizën ekonomike dhe energjetike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “E Majta” me nismë të re për referendum për negociatat me BE-në

    Lajmi i rradhës

    Mickoski nuk e komenton iniciativën e “Të majtës”: Do të deklarohemi kur të arrijë në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë