“E Majta” me nismë të re për referendum për negociatat me BE-në

    “E Majta” filloi procedurat për organizimin e referendumit kundër propozimit tashmë të pranuar francez.

    Pyetja të cilën e propozojnë është “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në me pranimin e konkluzioneve parlamentare të 16 korrikut, të vitit 2022?”, kurse referendumi të jetë i karakterit të detyrueshëm plotësues.

    Në KSHZ, partia e Dimitar Apasievit filloi nismën për mbledhjen e 100 nënshkrimeve fillestare.

    “Presim të mos kemi probleme se iniciativa është shkruar saktë juridikisht sipas Ligjit për referendum. Presim që nënshkrimet e nevojshme minimale të mblidhen deri në fund të javës. I ftojmë dhe qytetarët të marrin pjesë sepse nënshkrimet do të mblidhen në 30 komuna. Presim që javën e ardhshme ta lëshojmë në procedurë parlamentare ku do të jetë nëpër filtrat e Kuvendit, kurse Xhaferi të mos luaj rolin e gjykatësit kushtetues”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i “Të Majtës”

    Kjo nuk pret që Xhaferi ta vlerësojë nismën si jokushtetuese por nëse kjo ndodh, ata thonë se plotësisht do ta bllokojnë Kuvendin. Apasiev pret mbështetje nga të gjitha partitë opozitare. Por, VMRO-DPMNE-ja, nuk është e prerë për veprimin e saj në këtë rast.

    Lajmi Paraprak

    Blerim Bexheti për zhvillimet në BDI: Shumë shpejt do të informojmë për hapat e radhës

    Lajmi i rradhës

    Arsovska emëron drejtorët e rinj të ndërmarrjeve publike, publikohen emrat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë