Arsovska: Nuk kam bashkëpunim me BDI-në, nuk do të ketë drejtorë të rinj

    “Nuk ka emërime të reja të drejtorëve të rinj. Unë nuk negocioj me parti, nuk kam asnjë lloj koalicioni”.

    Kështu u përgjigj sot kryetarja e Qytetit të Shkupit në pyetjen nëse do të emërohen drejtorë të ri, kuadër të BDI-së. Arsovska tha se emërimet e reja tashmë po japin rezultate.

    “Nuk kam unë asnjë bashkëpunim me BDI-në. Unë si kryetare e Qytetit të Shkupit kam zgjedhur njerëz që si ushtrues detyre në pozicione të caktuara në 6 muajt e ardhshëm të udhëheqin me ndërmarrjet publike, ku pres rezultate”, tha Arsovska.

    Ajo gjithashtu kërkoi që Qeveria të shlyej borxhet që sipas saj i ka ndaj Ndërmarres Transportuese Publike./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    MPJ me notë verbale për Sofjen pas deklaratave të eurodeputetit Angell Xhambaski

    Lajmi i rradhës

    Përplasje në mes Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit për pagat e të punësuarve në NQP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë