Përplasje në mes Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit për pagat e të punësuarve në NQP

    Pretendimet e Qytetit të Shkupit dhe NQP-së janë hedhur poshtë nga Qeveria. Në një komunikatë të ekzekutivit thuhet se pushteti qendror nuk i ka kurrfarë borxhi Ndërmarrjes për Qarkullim Publik.

    Nga Qeveria thonë se gjendja në të cilët ndodhet NQP-ja është tregues se në mënyrë të papërgjegjshme i menaxhojnë fondet e destinuara për transportin e nxënësve dhe nuk i shlyejnë obligimet në kohën e duhur.

    Sipas Qeverisë, Ministria e Arsimit i kryen rregullisht detyrimet e saj ndaj të gjitha subjekteve, por në vitin kalendarik nuk është marrë një vendim për lehtësim të transportit të studentëve, për faktin se në semestrin dimëror 2021-2022, studentët nuk kanë vijuar mësimet me prezencë fizike.

    “Me normalizimin e mësimdhënies me prezencë fizike, sigurisht që Buxheti i shtetit për vitin 2023 do të parashikojë fonde për transportin e nxënësve”, thonë nga Qeveria.

    Ndërkohë, më herët kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se pagat për të punësuarit e NQP-së nuk janë paguar për shkak të borxhit nga Qeveria.

    ““Me pengesë nga të gjitha institucionet e shtetit, që 30 vite e shkatërruan këtë shtet, ne nuk mund ta ndërtojmë as qytet cilësor, as shtet cilësor. Secili duhet të kryej detyrat dhe te mbaj përgjegjësinë e tij, dhe kjo do të thotë që nëse dikush ka 2 milionë euro borxh, të mos pyesë se si do ketë transport publik falas por të paguajë faturat. E njëjta gjë vlen edhe për njësitë e qeverisjes qendrore dhe ato vendore që nuk i përmbushin detyrat e tyre”, pohoi Danella Arsovska.

    Ajo ka paralajmëruar edhe masa më radikale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arsovska: Nuk kam bashkëpunim me BDI-në, nuk do të ketë drejtorë të rinj

    Lajmi i rradhës

    Bexheti: Çmimi i drithërave në bursa është shtrenjtuar për 30%, ndërsa te ne është shtrenjtuar 120%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë