Artan Grubi dhe Enver Bexheti në listën e zezë amerikane

    Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vendosur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin Artan Grubi dhe gjykatësin Enver Bexheti. Kjo bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Departamentit, në të cilin thuhet se Grubi dhe Bexheti janë përfshirë në korrupsion, përcjell Nistori.

    “Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijallkov, drejtor i Drejtorisë për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi”.

    “Mijallkov u caktua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c), dhe OFAC e sanksionoi atë në përputhje me E.O. 14033. Në kuadër të këtij aksioni janë caktuar edhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit”, bëjnë të ditur nga Departamenti i Shtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në xhaminë e improvizuar në Bregov të Kuq të Negotinës, dyshohet se vdekja e tre personave u shkaktua nga bombola e gazit

    Lajmi i rradhës

    Aggeler për Grubin dhe Bexhetin: nuk do të tolerohet ndërhyrja e politikës në gjyqësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë