BDI zgjodhi kryesinë e re, pakënaqësi në degën e Gostivarit – Xhaferi lëshon mbledhjen i revoltuar

    Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, në të cilin janë votuar anëtarët e rinj të kryesisë qendrore të partisë.

    Lista e anëtarëve të kryesisë qendrore dhe nënkryetarëve të partisë është propozuar nga Ali Ahmeti. Mbledhjen në shenjë revolte më herët e lëshoi Talat Xhaferi, pasi nuk kaloi propozimi i tij që edhe dega e Gostivarit të ketë nënkryetar të partisë.

    Para fillimit të mbledhjes Ahmeti deklaroi se “BDI nuk ka probleme dhe se do të vazhdojë zhvillimi i partisë”.

    “Është mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, zgjidhet kryesia, zgjidhen nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, do të diskutohet rruga e zhvillimit të politikave. Epilogu është se BDI vazhdon, nuk ka pakënaqësi, ka dialog, menaxhim, debat për proceset, nuk ka grup të zjarrit”, deklaroi Ahmeti, raporton Nistori.

    Ndërsa pas përfundimit të mbledhjes, zëdhënësi i partisë Bujar Osmani, deklaroi se “BDI është treguar e suksesshme pasi pikëpamjet e ndryshme brenda partiake i ka shndërruar në mundësi”.

    “Këshilli i Përgjithshëm me unanimitet votoi kryesinë qendrore. Nuk mendoj që kemi problem në Gostivar. Mendoj se është kryesi gjithë përfshirje qoftë në aspekt rajonal, gjeneratash dhe në aspektin gjinor. Do të jeni dëshmitar se çfarë energji do t’i jep partisë kjo kryesi e re”, deklaroi mes tjerash Osmani.

    Më poshtë e keni listën e emrave të kryesisë së re qendrore të BDI-së:

    Nr Emri Dega
    1 Ali Ahmeti Kryetar
    2 Ramiz Merko Strugë
    3 Jeton Shaqiri Strugë
    4 Fatmir Dehari Kërçovë
    5 Kreshnik Bekteshi Kërçovë
    6 Ardita Dani Kërçovë
    7 Talat Xhaferi Gostivar
    8 Nevzat Bejta Gostivar
    9 Saranda Imeri – Sekretare per MB Gostivar
    10 Valdet Xhaferi Gostivar
    11 Bylent Saliu Vrapçisht
    12 Besnik Emshiu Bogovinë
    13 Faton Ahmeti – Sekretar i pergj. Tetovë
    14 Teuta Arifi Tetovë
    15 Xhevat Ademi Tetovë
    16 Resi Abdurrahmani Tetovë
    17 Bajram Rexhepi – nenkryetar Tetovë
    18 Blerim Bexheti – sekretar organ. Saraj
    19 Shergjyl Beqiri Saraj
    20 Izet Mexhiti – nenkryetar Çair
    21 Artan Grubi Çair
    22 Bujar Osmani Çair
    23 Visar Ganiu Çair
    24 Nazim Bushi Çair
    25 Ejup Halimi
    26 Arian Daci Butel/Shutke
    27 Erkan Arifi Likovë
    28 Arber Ademi – nenkryetar Kumanovë
    29 Mirsad Ibrahimi Likovë
    30 Shaban Memeti Tearcë
    31 Xhemil Qamili Dollnen
    32 Emir Sulejmani Zheline
    33 Mirsad Ibrahimi Artin Spahiu Dibër
    34 Arbana Pasholli – nënkryetare Dibër
    35 Forumi rinor
    36 Keshilli kombëtar
    37 Keshilli mbikëqyrës i KP

    Ndryshe, kjo mbledhje e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, erdhi pasi muajin e kaluar i ashtuquajturi “Grupi i zjarrit” kërkoi reforma në BDI, si dhe përgjegjësi për persona të caktuar.

    Më 24 shtator, “Grupi i zjarrit” shprehu pakënaqësi ndaj kryesisë aktuale të partisë dhe kërkoi reforma, pra riorganizim dhe përgjegjësi nga zv.kryeministri Artan Grubi.

    Në letrën e nënshkruar nga rreth 20 anëtarë të BDI-së, në mesin tyre Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, kërkohej debat brenda partisë për tejkalimin e situatës, si dhe bëhej apel kreut të partisë Ahmeti ”të përdorë autoritetin e tij politik dhe statutor për të gjetur një zgjidhje për ruajtjen e unitetit të partisë”./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dinari i Serbisë futet në tregun e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    Depozitat e gazit në Gjermani pothuajse plot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë