Dinari i Serbisë futet në tregun e RMV-së

    Këshilli i Bankës Popullore në seancën e mbajtur më 13 tetor 2022 ka miratuar Vendim për mënyrën e përcaktimit dhe publikimit të kurseve të ndërmjetme të Bankës Popullore, ndër të cilat më e rëndësishmja është përfshirja e dinarit serb në kursin e këmbimit në listën e Bankës Popullore.

    Siç njoftojnë nga Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut është vendosur që të përfshihet edhe dinari i Serbisë në listën e këmbimeve në Maqedoninë e Veriut.

    “Vendimi do të fillojë të zbatohet prej Listët së Këmbimeve të përcaktuar prej 1 nëntorit të vitit 2022”, sqaroi Banka Popullore.

    Banka sqaroi që ky vendim i Këshillit erdhi si rezultat i shkëmbimit të madh tregtar ndërmjet dy vendeve dhe rritjes së numrit të turistëve nga Serbia.

    “Vendimi për përfshirjen e valutës serbe ne Listën e Këmbimeve vjen në periudhën e thellimit të bashkëpunimit bilaterale ndërmjet bankave qendrore nga të dy vendet dhe përfaqëson reaksionin e koordinuar ndaj vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për futjen e denarit maqedonas në kursin e tyre të këmbimeve”, sqarojnë nga Banka.

    Ndryshe më herët edhe Banka Popullore e Serbisë ka njoftuar se në listën e valutave me të cilët tregtohet në tregun e devizave në Serbi, nga 1 Nëntori do të kyçen edhe dy valuta, denari i RMV-së dhe dirhami i Emiratve të Bashkuara Arabe, derisa kuna kroate do të ç’regjistrohet nga 1 Janari 2023 kur Kroacia do të hyjë në eurozonë.

    Lajmi Paraprak

    Ivan Toney si zëvendësues i Cristiano Ronaldos

    Lajmi i rradhës

    BDI zgjodhi kryesinë e re, pakënaqësi në degën e Gostivarit – Xhaferi lëshon mbledhjen i revoltuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë