Bekteshi për mungesën e transparencës së çmimeve në tregjet e gjelbra: Nga e hëna do të ketë kontrolle

    Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka paralajmëruar rritjen e inspektimeve në terren, për shkak të mungesës së transparencës në çmime nëpër tregjet e gjelbra në vend.

    Pas ankesave të shumta në redaksinë e Nistorit, e kemi pyetur ministrin e Ekonomisë, Kreshik Bekteshi, i cili tha se nga e hëna do të ketë rritje të inspektimeve në terren për të parandaluar manipulimin e qytetarëve.

    “Kjo ka të bëjë në tregjet e gjelbra, nga e hëna do të rriten kontrollet nga Inspektorati i Tregut në kuadër të tregjeve të gjelbra, pasi në markete ka transparencë të çmimeve. Përveç çmimeve në kuadër të kontrolleve do të përfshihet edhe sasia, e cila u ofrtohet qytetarëve”, tha Bekteshi.

    Ai gjithashtu tha se do të ketë ulje të konsiderueshme të çmimeve të pemëve dhe perimeve dhe njëkohësisht do të kufizohet fitimi për tregtarët.

    Bekteshi këto komente i bëri në Tetovë, ku merr pjesë në mbledhjen e kryesisë së BDI-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Dybala në verë te Real Madridi?!

    Lajmi i rradhës

    A keni menduar ndonjëherë se sa orë në javë ia kushtoni vetes?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë