Betohet ambasadorja e re amerikane, flet edhe gjuhën maqedonase

    Në një ceremoni në Departamentin e Shtetit Amerikan, Angela Aggeler u betua si ambasadorja e re e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Ambasadorja Aggeler është anëtare karriere e Shërbimit të Jashtëm të Lartë, ndërsa së fundmi ka shërbyer si zv.Shefe e Misionit të SHBA-së në Pakistan.

    Ajo gjithashtu shërbeu si e Ngarkuar me Punë të Përkohshme. Nga Ambasada Amerikane, thonë se ajo ka shërbyer më parë si Këshilltare Ministre për Çështjet Publike në Ambasadën e SHBA-së në Paris, Francë, si pjesë e një karriere që përfshinte gjithashtu detyra në Shkup, Nju Delhi, Hanoi dhe Uashington, D.C.

    Ajo është marrëse e Çmimit të Ndihmës Sekretarit për Përsosmëri dhe Çmimit “Mildred Sinclaire” për gjuhë.

    Nga Ambasada gjithashtu thonë se ambasadorja Aggeler flet maqedonisht, frëngjisht dhe pak hindu./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Etatizimi i shoqërisë shqiptare, si rikthim i në të kaluarën

    Lajmi i rradhës

    Vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e makinës që ra në lumin Vardar në Zhelinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë