Vazhdojnë kërkimet për pasagjerët e makinës që ra në lumin Vardar në Zhelinë

    Një makinë e tipit “Golf” 4 rënë në ujërat e Lumit Vardar, respektivisht në rrugën e Zhelinës, në drejtim të Tetovës.

    Qendra për Menaxhim me Kriza ka arritur të largojë prej lumit dhe bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një veturë me targa të Kumanovës, supozohet se ka pasur udhëtarë brenda veturës, por që të njëjtit nuk kanë qenë prezent në veturë.

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se po vazhdojnë kërkimet për pasagjerët.

    Ndërsa më herët shefi i Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, Avni Ameti, për Nistori-n tha se nuk kanë informacione për pasagjerët sa kanë qenë dhe si është gjendja e tyre.

    Ai deklaroi se janë vënë në kërkim të tyre me të gjitha kapacitetet që i posedojnë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Betohet ambasadorja e re amerikane, flet edhe gjuhën maqedonase

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi: Kazinotë, bankat dhe minierat nuk do të mbështeten me masat e reja anti-krizë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë