Bombarduesit amerikanë B-52 sot fluturuan mbi Shkup

    Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, sot në orën 14:30 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52.

    Nga Ambasada Amerikane në RMV thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

    “Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, njoftuan nga Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sektori i biznesit kërkon nga qeveria energji elektrike më të lirë

    Lajmi i rradhës

    Prej nesër çmime më të shtrenjta të derivateve të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë