Evakuohen disa qytetarë, shumë objekte të vërshuara në Shkup

    Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet tjera ndihmojnë qytetarët në Shkup pas stuhisë së madhe.

    Automjetet e bllokuara po nxirren nga nënkalimet në hotelin “Alexander Palace” dhe objektet tjera të vërshuara.

    Ka ndërhyrë edhe urgjenca mjekësore. Ata për MIA-n kanë bërë të ditur se kanë marrë njoftime për qytetarë të lënduar, por për momentin nuk janë regjistruar lëndime më të rënda.

    Ndryshe, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, ka thirrur mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të Qytetit, pas situatës së rënduar me reshjet e shiut./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimet kushtetuese mbajnë peng skenën politike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Akademia për gjykatës dhe prokurorë pa drejtor të ri, Damjanovska vazhdon deri në fundvit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë