Fajon: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 është qëllim real

    “Sinqerisht besoj se me atë që Maqedonia e Veriut i filloi negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE, është rrugës drejt reformave të fuqishme, punës së mundimshme, që do ta fusin shtetin në BE në vitin 2030”, potencoi ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, në temën e ditës në Televizionin Sitel.

    Ajo theksoi se vetë fakti që Maqedonia e Veriut i filloi marrëveshjet inkuadruese është hap historik.

    “Kam biseduar me shumë përfaqësues të politikës, shoqërisë qytetare, me afaristë dhe gjithçka mund të them janë përgëzimet më të sinqerta që tani për Maqedoninë e Veriut për guximin, pasi nuk ishte e thjeshtë të pranohej propozimi francez për fillimin e negociatave aderuese për anëtarësim në BE, por shteti e bëri gjënë e vetme të duhur”.

    “Unë do të garantoj, gjithashtu edhe Sllovenia, se çështjet bilaterale nuk do të jenë pjesë e negociatave inkuadruese. Dëshiroj në Maqedoninë e Veriut edhe pozita edhe opozita edhe shoqëria ta kuptojnë se rruga në BE është rruga e vetme që do të garantojë solidaritet, vlera të fuqishme dhe mirëqenie për njerëzit”, tha Fajon.

    Ajo potencoi se mund të garantojë mbështetje të fuqishme nga Sllovenia, me përvojat e saj edhe si shtet mik se do të ndihmojë të mos ketë çështje bilaterale, të mos vijë drejt humbjes së identitetit apo gjuhës.

    “Maqedonia e Veriut këtë javë e nënshkruan Marrëveshjen me Fronteksin ku në mënyrë të qartë do të qëndrojë gjuha maqedonase. Do të thotë frika se vendi është duke e humbur identitetin është e pabazë”, potencoi Fajon.

    Lidhur me marrëdhëniet me Sofjen, Fajon potencoi se Bullgaria gjithmonë do të jetë fqinj i Maqedonisë së Veriut dhe prandaj është e rëndësishme politika e cila është përgjegjëse të kërkojë zgjidhje që nuk i rrezikojnë marrëdhëniet midis njerëzve.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut do të nënshkruaj marrëveshje me Bullgarinë për interkoneksionin e gazit

    Lajmi i rradhës

    Përfitimet e tharjes së rrobave në diell

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë