Maqedonia e Veriut do të nënshkruaj marrëveshje me Bullgarinë për interkoneksionin e gazit

    Operatorët e gazsjellësit maqedonas dhe bullgar GA-MA AD dhe Bulgartransgaz EAD synojnë të lidhin marrëveshje për lidhje ndërsistemore ndërmjet dy vendeve, njoftoi MIA.

    Sipas informacionit të publikuar në faqen e kompanisë shtetërore bullgare Bulgargaztransgaz, pika e interkoneksionit do të jetë Qustendil/Zhidilovo.

    Dy operatorët publikë ftojnë përdoruesit e rrjetit të japin mendimin e tyre për tekstin e propozuar në lidhje me rregullat për shpërndarjen e sasive të gazit dhe dispozitat që kanë të bëjnë me përdoruesit e rrjetit.

    GA-MA AD dhe Bulgartransgaz EAD do t’i prezantojnë publikut rregullat dhe procedurat për furnizimin dhe shpërndarjen e sasive të gazit, si dhe dispozita të tjera përkatëse në lidhje me përdoruesit e rrjetit. Konsultimet do të vazhdojnë deri më 27.10.2022 dhe kanë për qëllim mbledhjen e mendimeve të të gjithë shfrytëzuesve potencialë të rrjetit lidhur me bartjen e gazit natyror përmes IT-së në Qustendil/Zhidilovo.

    GA-MA AD dhe Bulgartransgaz EAD synojnë të ofrojnë shërbime transmetimi për përdoruesit e rrjetit të furnizimit me gaz natyror nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut dhe transmetim komercial nga Maqedonia e Veriut në Bullgari.

    Lajmi Paraprak

    Në Tetovë rritet interesimi për vaksinim kundër gripit sezonal

    Lajmi i rradhës

    Fajon: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030 është qëllim real

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë