Fatmir Besimi nuk është në dijeni të furnizimit të Qeverisë me peshk, oktapodë e fruta deti

    Njeriu i parë i financave Fatmir Besimi nuk ka informata për furnizimet me peshk, oktapod e fruta deti të cilat ka vendosur t’i blejë Qeveria.

    Fatmir Besimi është pyetur në lidhje me tenderin e Qeverisë, por ka thënë se nuk është në dijeni.

    “Çdo institucion çka bën ky është edhe një rezultat i transparencës dhe çdo kush le të flasë për çfarë bëhet fjalë, unë nuk i kam detajet tani e dëgjoj nga ju, mund t’i pyesni lirisht institucionet përkatëse”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Financave.

    Por Ekspertët në vend thonë se institucionet duhet të shpjegojnë arsyet e nënshkrimit të këtij tender. German Fillkov nga “Qendra për komunikim qytetar” thotë se Institucionet duhet të kenë kujdes me shpenzimet e parave të qytetarëve dhe të mendohen mirë nëse të gjithë atë që kanë planifikuar ta furnizojnë, me të vërtetë u nevojitet në këto kushte të krizës.

    “Në kushte krize duhet edhe njëherë të mendojnë institucionet nëse ajo që e kanë planifikuar ose për të cilën kanë lidhur marrëveshje me të vërtetë duhet ta furnizojnë, për shkak se bëhet fjalë për krizë, merren para nga jashtë, apelohet për kursim dhe nëse dikush i pari duhet të dëshmojë se kursen atë duhet ta bëjë Qeveria. Paralajmëruan se do të ketë kursim nga shtatori dhe ja mundësia e mirë të dëshmojnë edhe me vepra”, deklaroi German Fillkov, ekspert.

    Në tri marrëveshje të lidhura të Qeverisë me një kompani nga Shkupi, që kapë vlerën e 20 mijë e 500 eurove, e njëjta duhet ta furnizojë Qeverinë me peshk të freskët, oktapod dhe fruta deti. Nga Qeveria u arsyetuan se do të paguajnë aq sa do të konsumohet gjatë vizitave të delegacioneve. Ndaj këtij furnizimi reaguan ashpër edhe partitë opozitare në vend.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 300 ditë pritet për super-ekspertizën për “Llaskarcën”

    Lajmi i rradhës

    MPB me aksion – konfiskon 10 kg ar në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë