Filloi mbledhja e BDI-së në Tetovë, Osmani dhe Mexhiti thonë se sot do të merr fund gjithçka

    Sot në selinë e BDI-së, në Tetovë është duke u mbajtur mbledhje e kryesisë së partisë.

    Para fillimit të mbledhjes, Bujar Osmani tha se do të shqyrtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur të hapura brenda partisë. I pyetur nga Nistori nëse beson se sot do të merr fund kontesti në BDI, ai shkurt këtë e pohoi.

    “Shpresoj që po”, tha Osmani, i cili gjithashtu theksoi se vendimet do të merren nga Këshilli i partisë.

    Për këtë e kemi pyetur edhe Izet Mexhitin, i cili gjithashtu tha se “beson që sot do të merr fund gjithçka”.

    “Besoj që po, sot do të merr fund gjithçka”, tha Izet Mexhiti, i cili shtoi se më gjerësisht do të deklarohet pas mbledhjes.

    Ndryshe, gjate ditës së enjte, Ahmeti ka takuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, por pa prezencën e Musa Xhaferit i cili është edhe Kryetar i KM në BDI. Në këtë takim Ahmeti ka dëgjuar për shkeljet statutore që kanë bërë “të pakënaqurit” brenda partisë. Vet Ahmeti ka deklaruar se veprimet e anëtarëve të grupit kanë tejkaluar vijat e kuqe dhe se bëhet fjalë për veprime që shkelin statutin e partisë, bile ka përmendur se ose ata (duke aluduar për “Grupin e Zjarrit” të vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së ose ai vet (Ahmeti) të shkojë në shtëpi.

    Ahmeti gjithashtu ka përmendur se në rast se “Grupi i Zjarrit” kërkojnë falje publike, në atë rast do mendohet për veprimet e mëtutjeshme./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE nuk do të humbasë më kohë në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Çka duhet të dini për kaloritë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë