Gjithnjë e më pak foshnje, gjithnjë e më pak kurorëzime në Maqedoni

    Numri i lindjeve të fëmijëve në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është ulur me 6,5% dhe ka arritur në 4,379 lindje të fëmijëve.

    Kështu thuhet në informacionin e Entit Shtetëror të Statistikave, përcjell Nistori.

    Siç bëjnë të ditur nga atje, numri i vdekjeve në tremujorin e dytë të vitit 2022 ka shënuar një rënie prej 33,4% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021 dhe ka arritur në 4760 vdekje, nga të cilat 22 foshnja.

    Numri i martesave të lidhura në këtë tremujor është ulur me 7,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 dhe arrin në 2670 martesa./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nga shtatori rriten për 15% pagat e të punësuarve në arsim

    Lajmi i rradhës

    Shaqiri: Abetarja e unifikuar në Kosovë dhe Shqipëri do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë