Shaqiri: Abetarja e unifikuar në Kosovë dhe Shqipëri do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot tha se është i bindur se abetarja e unifikuar shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

    Ai deklaroi se pas fillimit të vitit shkollor në shtetet fqinje, libri i abetares do të merret dhe do të dorëzohet për shqyrtim në Byronë për Arsim, pas çka do të vijojnë procedurat.

    “Që në komunikimet e para që kam pasur me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, në të njëjtën kohë me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, kanë qenë procedura që kanë filluar më herët, po shihet çdo lloj mundësie ligjore, brenda ligjeve ekzistuese tona, brenda programeve mësimore, që ajo abetare të vazhdojë rrugëtimin edhe në vendin tonë”, tha mes tjerash ministri Shaqiri.

    Ndryshe, nxënësit në Kosovë dhe në Shqipëri do ta fillojnë vitin shkollorë me abetare të unifikuar, por jo edhe nxënësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Diçka e tillë ishte premtuar që në vitin 2012 në Prizren me rastin e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptarë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjithnjë e më pak foshnje, gjithnjë e më pak kurorëzime në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimet pa standarde, fajtore për përmbytjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë