Grabiti foshnjën 1 javëshe, arrestohet 28-vjeçarja nga Shkupi

    Një 28 vjeçare nga Shkupi ka grabitur foshnjën shtatë ditëshe pasi prindërit e bebes e kishin lutur atë për t’u kujdesur për disa minuta sapo të furnizohen me ushqim në një market në Qendrën Tregtare në Shkup.

    Prokuroria ka dorëzuar urdhër për hetim kundër 28 vjeçares, e cila dyshohet se ka grabitur një foshnje, me çka ka kryer vepër penale sipas nenit 141 paragrafi 2 nga kodi penal.

    Nga PTHP sqarojnë se dje në QTQ Shkup, e dyshuara ka grabitur foshnjën vetëm një javëshe. Ajo madje u kishte ofruar ndihmë ta dërgojnë beben tek ambulanca në Bit Pazar. Në vend të kësaj, prindërit sapo janë futur në market, ajo ia ka mbathur së bashku me beben, ka marrë një taksi dhe është nisur për në Gjorçe Petrov.

    Për fat të mirë policia përmes kamerave të sigurisë kanë arritur ta identifikojnë vajzën 28 vjeçare dhe e kanë gjetur atë në Gjorçe Petrov.

    Prokuroria tani kërkon paraburgimin e saj përshkak se dyshojnë se mund të ikë dhe të mbulojë shenjat e veprës penale.

    Lajmi Paraprak

    Problemet me Tiroiden tek të rinjtë

    Lajmi i rradhës

    Policia e Maqedonisë konfiskon marihuanë në vlerë prej 800 mijë eurove

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë