Konstituohet Këshilli i Komunës së Tetovës, Besar Durmishi do të jetë kryetar

    Fotografi ilustruese

    Me gjashtëmbëdhjetë vota “për”, katërmbëdhjetë “të përmbajtur” dhe asnjë “kundër”, u konstatua Këshilli i Komunës së Tetovës. Kryetar u zgjodh Besar Durmishi nga Lëvizja Besa.

    “Pro” formimit të këshillit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri të këtij organi, votuan këshilltarët e Lëvizjes Besa dhe këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa “të përmbajtur” u shprehën këshilltarët e BDI-së, PDSH-së, LSDM-së dhe Alternativës.

    Pas zgjedhjes së tij si kryetar, Besar Durmishi tha se “shpreson që kjo përbërje e re të funksionojë siç duhet, dhe të punojë në të mirë të qytetarëve”.

    “Njëri nga premtimet ishte transparenca dhe llogaridhënia, projektet tjera që kanë ngel në gjysmë, për tokën ndërtimore, rebalancin e buxhetit që të nisin punët të bëhen, sepse e dini se komuna çdo punë duhet ta kaloj në sektorin përkatës. Pra menjëherë në seancën e dytë do i kalojmë ato pika dhe të nisemi me punë”, tha Besar Durmishi kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës.

    Ndërsa këshilltari i LSDM-së, Gligorije Stojanovski, tha se do të veprojnë pozitivisht dhe do t’i mbështesin projektet që janë në të mirë të qytetarëve.

    “Do të jemi opozitë konstruktive. Do t’i mbështesim të gjitha projektet e shumicës që do të besojmë se janë në interes të qytetarëve. Në të kundërt do të jemi kundër projekteve që nuk janë në të mirë të qytetarëve”, tha këshilltari i LSDM-së.

    Ndryshe, në përbërjen e re të këshillit Komunal, Lëvizja Besa ka 12 këshilltarë, BDI 11, VMRO-DPMNE 4, LSDM 2 si dhe PDSH dhe Alternativa nga një këshilltar./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Brishtësia e shtetit përballë sulmeve kibernetike

    Lajmi i rradhës

    Këto janë pesë shtetet me të cilat RMV ka realizuar më së shumti shkëmbim tregtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë