Këto janë pesë shtetet me të cilat RMV ka realizuar më së shumti shkëmbim tregtar

    Maqedonia e Veriut në periudhën janar – korrik ka realizuar eksport dhe import me një deficit tregtar prej 2 145 711 euro.

    “Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën janar – korrik të vitit 2022 është 4 767 002 000. Vlera e mallit të importuar është 6 912 713 000 euro”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në krahasim me vitin e kaluar, eksporti është rritur për 19.3 %, ndërsa importi për 26.9 %.

    “Në periudhën janar – korrik të vitit 2022, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti.

    Lajmi Paraprak

    Konstituohet Këshilli i Komunës së Tetovës, Besar Durmishi do të jetë kryetar

    Lajmi i rradhës

    Osmani thyen heshtjen për Besmira Ejupin, thotë se është punësuar në MPJ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë