Kosulli bullgar nuk ka pasur të drejtë të merr pjesë në inspektim në “Ivan Mihajllov”, thonë nga MPJ

    Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese informon se ndjekë dhe shënon angazhimin e ndërmarrë nga ana e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi në lidhje me pretendimet e mundshme për diskriminim në rastin me Shoqatën “Ivan Mihajllov” nga Manastiri.

    Nga Ministria thonë se angazhohen me përkushtim që të gjithë shembujt e tillë dhe të ngjashëm t’i zgjidhë në mënyrë institucionale, në përputhje me rregulloret ligjore pozitive të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast inkurajojnë të gjithë personat fizik dhe juridik që t’i përdorin këto instrumente dhe mekanizma juridik, për të vërtetuar çfarëdo shembuj të diskriminimit.

    “Është e drejtë e të gjithëve, por edhe obligim për institucionet kompetente të shtetit, të cilat janë përgjegjëse për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe qytetarit.

    “Sa i përket pranisë së Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Manastir, z. Dimitar Ivanov, gjatë inspektimit të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi në hapësirat e Qendrës së Kulturës në Manastir, Ministria thekson se sipas Konventës për Çështje Konsullore, ai nuk ka pasur të drejtë të jetë i pranishëm në inspektim, sepse bëhet fjalë për procedurë ku përfshihen dy shoqata, persona juridik nga Maqedonia e Veriut, të regjistruara sipas rregullave ekzistuese ligjore të shtetit”.

    “Z. Ivanov ka të drejtë të përfaqësojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve të Republikës së Bullgarisë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por jo edhe të drejtat dhe interesat e shoqatës së qytetarëve të regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme shfrytëzon këtë rast për të inkurajuar edhe një herë të gjithë qytetarët që të përdorin mekanizmat ligjorë për mbrojtjen nga diskriminimi, si mënyrë parësore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre”.

    “Ministria thekson detyrimin e të gjitha institucioneve, në rastin e Komisionit që mbulon një çështje veçanërisht të ndjeshme, t’u qasen këtyre kërkesave dhe çështjeve në mënyrë profesionale dhe objektive, në mënyrë që të shmanget çdo politizimi në zgjidhjen dhe mbrojtjen e të drejtave të subjekteve fizike dhe juridike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

    Lajmi Paraprak

    Pollogu pa ujë cilësor për pije

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut i bashkohet vendimeve të Këshillit të BE-së për Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë