Maqedonia e Veriut i bashkohet vendimeve të Këshillit të BE-së për Ukrainën

    Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor që nuk ka respektuar katër vendimet e reja të Këshillit të BE-së për masat kufizuese për shkak të destabilizimit të situatës në Ukrainë ose shkeljes së integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së saj.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, njoftoi sot se Këshilli i BE-së miratoi tre vendime më 21 korrik dhe një vendim më 25 korrik për të vendosur ose zgjeruar masat kufizuese dhe për të zgjeruar listën e personave dhe subjekteve që janë nën sanksione për shkak të Ukrainës.

    Siç thuhet në njoftim, Vendimet e Këshillit të BE-së 2022/1271, 2022/1272, 2022/1276 dhe 2022/1313 radhitën vendet kandidate për anëtarësim në BE, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Ukraina dhe Bosnja e Hercegovina si kandidate potenciale.

    Vendet e EFTA-s, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, si dhe anëtarët e Zonës Ekonomike Europiane, janë gjithashtu në përputhje.

    Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-ja e vëren këtë angazhim dhe e mirëpret atë, shtoi Borrell në një deklaratë.

    Lajmi Paraprak

    Kosulli bullgar nuk ka pasur të drejtë të merr pjesë në inspektim në “Ivan Mihajllov”, thonë nga MPJ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë