Kovaçevski: Ka mundësi të bashkëpunojmë me bursën serbe të energjisë elektrike

    Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski në Beograd deklaroi se prodhimi vendor duhet të mbulojë 100 për qind të nevojave të tregut të rregulluar energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

    Kovaçevski tha se në kuadër të Ballkanit të Hapur sot është diskutuar për bashkëpunim në tregti me energjinë elektrike me bursën serbe të energjetikës.

    “Para se të gjithash do t’i përmirësojmë kushtet për tregtinë ndërkombëtare të energjisë elektrike, këtu tashmë po bisedojmë për realizimin e bashkëpunimit përmes Bursës serbe të energjisë elektrike dhe Operatorit maqedonas të tregut të organizuar të energjisë elektrike”, tha mes tjerash Kovaçevski.

    Ai tha se të tre vendet kanë nënshkruar marrëveshje me të cilat janë zotuar të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të mungesës së furnizimeve ushqimore apo bujqësore.

    “Me marrëveshjet që do të nënshkruajmë në këtë samit, do të angazhohemi për disponueshmërinë e ushqimit për qytetarët tanë. Fillimisht le të ndihmojmë njëri-tjetrin, kudo që është e nevojshme, dhe më pas do të tregtojmë në vendet e tjera ku është e nevojshme. Siç u ka hije fqinjëve të mirë”, deklaroi Kovaçevski./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Marsh protestues në Tetovë | “Stop dhunës ndaj grave”, “Largoni pedofilat nga institucionet arsimore”

    Lajmi i rradhës

    Franca do të sigurojë mbrojtje kundërajrore për Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë