Kovaçevski publikon fotografi me Bajdenin: Partneriteti strategjik me SHBA-në është mjaft i rëndësishëm

    President Joe Biden and First Lady Jill Biden participate in a photo line during a reception in honor of the 77th Session of the United Nations General Assembly, Wednesday, September 21, 2022, at the American Museum of Natural History in New York. (Official White House Photo by Adam Schultz)

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me bashkëshorten e tij Elena Kovaçevska, mori pjesë në pritjen zyrtare për kryetarët e shteteve dhe qeverive, të organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Pritja e organizuar nga Presidenti Biden u zhvillua në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara.

    Nga Qeveria e RMV-së thonë se prania e kryeministrit Kovacevski në pritjen e organizuar nga presidenti Biden është një tjetër konfirmim i partneritetit strategjik shumëvjeçar të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të, si dhe për mbështetjen që ne si vend marrim në përmbushjen e synimeve kyçe, por edhe për realizimin e politikave prioritare të parapara për prosperitetin ekonomik, social dhe demokratik të shtetit.

    “Përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe partneriteti strategjik me SHBA-në janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë, veçanërisht në këtë periudhë të krizës globale ekonomike dhe energjetike me të cilën po përballet e gjithë bota”, thonë nga Qeveria./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Institucionet në RMV rrisin vigjilencën pas kërcënimeve nga Putini

    Lajmi i rradhës

    Leshnica vazhdon të mos ketë shkollë! Nxënësit mësojnë në xhami (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë